Emily Ratajkowski duket se e ka pranuar së fundmi se është biseksuale, teksa ndau së fundmi në TikTok përgjigjen e saj ndaj një audioje ku dëgjohej të pyeste, “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”.
Modelja thjesht ktheu kamerën nga vetja, teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj. Kjo video u shpërnda edhe nga aktorja e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e cila gjithashtu, siç duket, konfirmoi orientimin e saj seksual.
Videoja e Emily Ratajkowski vjen pak pas raportimeve se ajo ka bërë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar bukuroshen. Ndërkohë modelja momentalisht ka nisur një njohje me aktorin Brad Pitt.
Kujtojmë që pak ditë më parë Emily kritikoi filmin “Blonde”, i cili flet për jetën e aktores Marilyn Monroe. “Nuk jam e habitur që është publikuar një film tjetër që bën fetish nga dhimbjet e grave, edhe kur ato kanë vdekur”, ka thënë ajo në një klip që postoi në TikTok.



















