KreuBusull

Vjen në jetë bebi nr. 2; Sara Karaj: 1 javë plot sfida, na ke mrekulluar me forcën tënde!

Blogerja e njohur Sara Karaj është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj janë bekuar sërish me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Greg.

Ditët e para të ardhjes së tij në jetë s’kanë qenë fort të lehta pasi djali i blogeres ka ardhur në jetë në javën e 34 të shtatzënisë.

Së fundmi blogerja e ka ndarë lajmin edhe në Instagram me anë të një statusi emocionues, “Pas një javë plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes tonë. Greg, na ke mrekulluar me forcën tende! Ne jemi çdo moment me ty. Te tre! Uroj shumë që kjo periudhë të kalojë sa me shpejt dhe të vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.

Ajo që dua të të siguroj është që kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë, do të kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër. Që do të të qëndrojnë pranë në çdo moment të bukur apo të vështirë. Ndërsa mua, ti e di, do me kesh gjithmonë si te barku.❤️ Ne e nisëm këtë rrugëtim bashkë, më afër se kurrë dhe kështu do vazhdojë!

Faleminderit shumë për çdo mesazh apo përkujdesje që keni dhënë drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do të mund t’ia dilnim pa familjen tonë të madhe që ka qenë gjithë kohës aty, për çdo gjë.❤️”.

 

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj)

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF