KreuBusull

Cindy Marinës i bie fustani; Ermali: Na patakse

Modelja e njohur Cindy Marina gjatë spektaklit të kësaj të hëne në “Dance Albania” performoi nën ritmet e këngës së Ricky Martin, “Living La Vida Loca”.

Performanca e saj ishte një nga më ritmiket e programit dhe e vet Cindy Marinës, e cila ngjasonte me një balerinë të vërtetë.

Edhe pse gjatë kërcimit, Cindyt i ndodhi një incident me fustanin, ajo e mori me sportivitet dhe arriti ta vazhdonte performancën më së miri.

Ky incident i Cindy Marinës ngjalli reagime edhe te juria, ku humori i Ermal Mamaqi nuk mund të mungonte në një rast të tillë. “Na patakse”, tha ai.

Kujtojmë që Cindy Marina edhe pse spektakli ka vetëm pak javë që ka filluar ka arritur të rrëmbejë kupën e mbrëmjes.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF