Programit më të dashur të kërcimit “Dance Albania” i janë shtuar mbrëmjen e kësaj të hënë dy konkurrentë të rinj, Meridian Ramcaj dhe Adelina Tahiri.
Kjo e fundit ka prezantuar për herë të parë bashkëshortin dhe djalin e saj, të cilët ndodheshin në publik dhe po ndiqnin nga afër këtë eksperiencë të re të këngëtares në kërcim.
“Jam më tepër se e emocionuar këtë radhë sepse kemi punuar në këtë skenë me ju dhe Verën. Por këtë herë kam dy herë më shumë emocione sepse për herë të parë kam çunin, kam burrin në skenë. Bashkëshorti është hera e parë që vjen sepse rri larg kamerave, nuk ka shumë dëshirë, por dashuria e madhe dhe përkrahja duhet të na rrijë ndonjëherë dhe mbrapa. Faleminderit shumë dhe ju dua shumë”, u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë që këngëtarja Adelina Tahiri prej kohësh është tërhequr nga muzika, dhe kjo eksperiencë e re mund të cilësohet si një rikthim.



















