Aktorja e njohur Selena Gomezn ka shpërthyer në lot në në trailerin e dokumentarit të saj “My Mind and Me”, teksa ka folur për problemet e saj shëndetësore.
“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar. Nuk dua të jem e famshme, por e di që nëse tanimë jam këtu, duhet ta përdor atë për mirë”.
Gomez ka qenë e hapur me fansat për betejën e saj me shumë probleme shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë diagnozën e saj të lupusit në 2014 dhe lufton me ankthin dhe depresionin.
“Thjesht bëhu kjo që je Selena. Askush nuk shqetësohet për atë që po bën. Bëhet fjalë për atë se kush je. Të jem në rregull me vendin ku jam. Unë jam mirënjohëse që jam gjallë”, u shpreh ajo.



















