Këngëtarja e njohur Genta Ismajli dhe partneri i saj Huseyin Usta prej vitesh janë duke jetuar një histori të bukur dashurie.
Ata disa muaj më parë u bënë prindër për herë të parë të dy binjakëve, të cilët i pagëzuan me emrat Ivy Blue dhe Icon.
Së fundmi Usta që ka shpërndarë një portret shumë të bukur familjar dhe i ka dedikuar disa fjalë njeriut të tij të zemrës, “Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”.
Kujtojmë që Genta dhe Usta prej vitesh jetojnë mes Zvicrës dhe Turqisë për shkak të angazhimeve të biznesmenit.



















