Paris Hilton ka rrëfyer abuzimet seksuale që ka përjetuar ndërsa ndiqte shkollën në Utah për adoleshentët me probleme në vitet 1990.
41-vjeçarja, tha se fëmijëria e saj ishte “vjedhur” nga abuzimi në shkollën “Provo Canyon”, ku ajo kaloi 11 muaj në moshën 17-vjeçare dhe që pretendonte se ajo u dhunua pasi u detyrua t’i nënshtrohej testeve të qafës së mitrës.
“Shumë vonë natën, do të ishte ora rreth tre ose katër e mëngjesit, ata më merrnin mua dhe vajzat e tjera në këtë dhomë dhe bënin ekzaminimet mjekësore. Kjo nuk ishte as me një mjek. Ishte me disa anëtarë të ndryshëm të stafit. Dhe nuk e di se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishte një mjek dhe ishte vërtet e frikshme. Është diçka që e kisha lënë mënjanë për shumë vite. Por po kthehet gjatë gjithë kohës tani, dhe unë mendoj për këtë. Dhe tani, duke parë pas si një e rritur, ky ishte padyshim abuzim seksual”, tha ajo.
Në lidhje me këtë së fundmi ka shkruar në Twitter, “Është e rëndësishme të hapesh për këto momente të dhimbshme, në mënyrë që të shërohem dhe të ndihmoj për t’i dhënë fund këtij abuzimi. Kjo ishte një përvojë e përsëritur jo vetëm për mua, por edhe për të mbijetuarit e tjerë. U dhunova dhe po qaj teksa shkruaj këtë sepse askush, veçanërisht një fëmijë, nuk duhet të abuzohet seksualisht. Më vodhën fëmijërinë time dhe më vret që kjo po u ndodh akoma fëmijëve të tjerë të pafajshëm”.



















