KreuBusull

Anita Haradinaj rikthen Iglin në “Dance Albania”; a u penalizua nga juria?

Anita Haradinaj është një nga konkurrentet më të forta të formatit më të dashur të kërcimit “Dance Albania” në televizionin Klan.

Gjatë spektaklit të kësaj të hëne Anita Haradinaj surprizoi jo vetëm publikun por edhe jurinë e programit, pasi gjatë performancës së saj ishte edhe aktori Igli Zarka.

Të gjithë u bënë paksa konfuz nëse Igli ishte rikthyer në program apo ishte thjesht si i ftuar.

Ermali, anëtar jurie në spektakël, e pyeti Anitën se pse ia hoqi vëmendjen vetës duke e bërë pjesë të performancës së saj Iglin, ajo tha se e ka të rëndësishme në jetë që të rrethohet nga njerëz dhe artist të bukur.

Ndërkohë Iliri tha se nuk kishte asnjë koment, duke marrë parasysh që ky i fundit ka patur edhe debate për shkak të performancës së aktorit kur ai ishte konkurrent.

E teksa Igli u eliminua javën e kaluar nga gara e “Dance Albania” duke qenë më pak i votuar nga juria, nuk dihet nëse pati ndikim edhe në pikët që Anita Haradinaj mori nga juria, duke mos arritur të rrëmbente kupën e mbrëmjes.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF