KreuBusull

Pas kërcënimeve me vdekje; Tom Cruise detyrohet të punësojë ekip sigurie!

Tom Cruise thuhet se është detyruar të punësojë ekip sigurie pasi ai dhe regjisori Christopher McQuarrie morën kërcënime me vdekje nga një ish-punonjës.

Ylli i Hollivudit, 60 vjeç, dhe regjisori i vlerësuar me çmime, 53 vjeç, thuhet se kanë marrë shërbimet e ekipit të sigurisë pasi një producent u largua nga ekipi gjë që çoi në ‘protesta të zemëruara’ dhe frikë për hakmarrje të mëtejshme.

“Tom dhe Chris janë ende duke punuar në “Mission: Impossible 8”, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, por gjërat janë bërë gjithnjë e më të pakëndshme me një ish-anëtar të ekuipazhit dhe tani është rasti të mos rrezikojnë. Po rrezikohet jeta e Tom dhe Chris edhe prapa kamerave”, tha një burim brenda ekipit.

Sipas gazetës, ish-punonjësi kishte marrë për detyrë të gjente lokacione xhirimesh për skenat, duke përfshirë një skenë që përshkruante një përplasje të madhe treni. Megjithatë, planet e tij nuk u përdorën në film. “Tom është mësuar të ketë ekipe sigurie rreth tij shumicën e kohës për shkak të famës së tij, por për Chris është një gjë shumë e re”, shtoi një tjetër burim.

Punonjësi që u largua ka nisur një proces gjyqësor ndaj Cruise, McQuarrie dhe Paramount Studios dhe ka akuzuar oligarkët rusë që financonin punën e aktorit.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF