Duke filluar nga kjo e mërkurë, “Testimi i virgjërisë” do të konsiderohet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës.
Kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasi shkel të drejtat themelore të njeriut.
“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale ‘Testimi i virgjërisë’, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet te masat ndëshkuese që ka publikuar këshilltari i ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.
Veç kësaj, me kodin e ri të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje, do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal; ku përfshihet ndalimi në kandidimin në poste publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet; gjithashtu do t’u ndalohet marrja e patentës së shoferit.



















