Këngëtari i njohur Bardhi ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që bënë ‘meme’ faktin që artisti mbante veshur të njëjtën outfit, në “Më lër të flas” ku ishte i ftuar së fundmi, të cilin e kishte veshur edhe më herët.
Në një postim në rrjetin e tij social Instagram ai ka ndarë një nga memet dhe ka sqaruar se nuk njihet për jetën luksoze pasi nuk vjen nga një familje e pasur por për zërin e tij.
“INFO: “Ty që e ke postuar këtë, po ta bëj qejfin dhe vendosa të t’i them disa fjalë! Mos mendo që më përul mua ose karrierën time pse kam pasur të njëjtën veshje në emision dhe në një dasmë të një shokut tim. Unë nuk vij nga një familje milionerësh dhe s’jam milioner. Nuk besoj se kam arritur sukses prej rrobave sepse me një bluzë 10 euro isha në videon time të parë ‘Betohemi’.
Unë njihem për zërin tim, respektin ndaj çdo njeriu që më ka bërë suport. Veç doja të përgjigjesha se nuk ke fituar asgjë me këtë video që je munduar për të më ofenduar se ti as fytyrën as veshjen se ke treguar, po kulturën. Paratë që i fitoj normal që si kam për të blerë 10.000 euro rroba, por për t’i ndarë me nënën dhe babain. I pasur jam përderisa familja ime i ka të krejt të mirat e Zotit. Diçka mos harro, edhe nëse jam multimilioner sërish nuk do të jetoj jetën e një milioneri kur e di që vendi im është i varfër dhe unë çohem e fle në një rreth të tillë”, ka shkuar ai.
https://www.instagram.com/reel/CjlvnymjOQc/?utm_source=ig_web_copy_link



















