Gazetarja e njohur Anita Haradinaj feston sot ditën e saj të lindjes.
Ajo mbush plot 42 vjeçe, edhe pse duhet thënë se është në super formë duke mos i treguar fare vitet që mban mbi supe.
Në këtë ditë të shënuar Anita Haradinaj ka marrë një urim special nga skenaristja e spektaklit “Dance Albania”, Ilda Lumani e cila ka shpërndarë një video, ku gazetarja me humor ndër të tjera shprehet se nuk di të kërcejë por të flasë shumë.
“100 o figurë! Shijoje ditën! Love You”, ka shkruar Lumani përkrah videos që ato kanë realizuar në prapaskenë.
Kujtojmë që Anita Haradinaj është një nga konkurrentet më të forta të “Dance Albania”, dhe sipas gjasave rruga e saj në këtë spektakël do të jetë e gjatë



















