KreuBusull

Britney Spears kujton një tjetër ngjarje: Nëna ime më goditi aq fort sa s’do ta harroj kurrë

Britney Spears së fundmi ka rrëfyer një episode të së shkuarës ku nëna e saj e gjuajtur me shuplakë për shkak se qëndroi natën vonë duke festuar, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e saj.

“Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston dhe unë po festoja deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur. Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram i cili është fshirë më vonë.

Këngëtarja pretendon më tej se incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline, me të cilin ajo ka dy djemtë e saj djemtë Jayden James dhe Sean Preston, u largua nga ajo.

Kujtojmë që javën e kaluar, Lynne Spears, i kërkoi falje vajzës së saj dhe iu lut këngëtares që të zhbllokonte nga mediat sociale në mënyrë që të mund të flisnin. Megjithatë, ylli i popit, e cila ka 41.9 milionë ndjekës në Instagram nuk e pranoi me dashamirësi faljen.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF