Kim Kardashian nuk ka turp të flas për marrëdhënien e saj intime me ish-të dashurin e saj Pete Davidson.
Gjatë episodit të së enjtes në “The Kardashians”, Kim, 41 vjeçe, u takua me gjyshen e saj Mary Jo “MJ” Shannon, nënën e Kris Jenner, dhe i tha se kishte kryer marrëdhënie intime me Pete para një oxhaku për ‘nder’ të gjyshes së saj.
“Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills, dhe ne ishim ulur para oxhakut, duke folur për orë të tëra, dhe unë i thashë: Gjyshja ime më tha që ti e jeton vërtet jetën kur bën seks përpara oxhakut, dhe kështu bëmë seks para oxhakut për të nderuar ty”.
“E di që është vërtet e sikletshme”, shtoi ajo duke qeshur. Pasi Kim ndau historinë, MJ, 88 vjeçe, shprehu shqetësimin për zgjedhjen e vendndodhjes së mbesës së saj për të kryer marrëdhënie. “Jo në holl?” ajo pyeti. “Jo në holl!”, bërtiti Kim, “Por sa e frikshme është të mendosh për gjyshen përpara se të bësh seks?”
Pavarësisht temës së vështirë, MJ nuk u mërzit, “E di, dikur kam qenë edhe unë e re”.
Edhe pse dyshja tani është ndarë, Pete është përmendur disa herë në sezonin 2 të The Kardashians.
Ata u ndanë në gusht, “Një pjesë e arsyes që ata u ndanë ishte për shkak të orarit të tyre të ngjeshur”, tha një burim i brendshëm për PEOPLE në atë kohë. “Ata të dy udhëtojnë gjatë gjithë kohës dhe ishte e vështirë”.



















