KreuBusull

Emma Roberts në një lidhje të re dashurie me aktorin Cody John!  

Aktorja e njohur Emma Roberts thuhet se është në lidhje dashurie me aktorin Cody John.

Lajmin e ëmbël e kanë konfirmuar burime pranë aktores për E!News, “Emma dhe Cody po i marrin gjërat ngadalë. Ata janë në lidhje prej dy muajsh, por Emma është e kujdesshme kur është në pyetje për të takuar djalin e saj me njerëz të rinj, por ajo e di se dita do të vijë së shpejti”.

Më tej burimi ka thënë se ylli i “Scream Queens” e adhuron personalitetin e Codyt, “Ai është me të vërtetë qesharak dhe ata kanë kaluar një kohë të mirë së bashku”, tha ky burim.

Lajmi për romancën e re të Roberts vjen më pak se një vit pasi ajo u largua nga Hedlund pas tre vitesh së bashku. Ish-çifti filloi lidhjen në mars 2019 dhe njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë pak më shumë se një vit më vonë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF