Moderatorja e njohur Dojna Mema ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
E teksa një prej tyre e ka pyetur, “Kur do të të shohim sërish në TV? Na ka marrë malli”, moderatorja i ka surprizuar të gjithë fansat e saj me përgjigjen, duke u shprehur se do të rikthehet javës tjetër por pa zbuluar detaje.
“Kam një surprizë, do të shihemi javës tjetër se ku do t’ua them javës tjetër”, tha Mema, e cila u bë nënë për herë të parë vetëm pak javë më parë, e një djali që e ka pagëzuar me një emër shumë të veçantë Nolan Sol.
Kujtojmë që gjatë shtatzënisë Dojna Mema ishte pjesë e ekranit të “Top Channel” duke moderuar çdo të diel “Big Brother VIP Fan Club”.



















