KreuBusull

Arjola Demiri zbulon ç’ka ndodhur me shtëpinë e saj të re pas BBV!

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon my French”, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe private.

Ndër të tjera aktorja është pyetur edhe për shtëpinë që ajo mori nga produksioni i “Big Brother VIP”.

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar.

Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”, sqaroi Arjola.

Kujtojmë që Arjola Demiri është nënë e 3 fëmijëve, e cila pas divorcit nga bashkëshorti i saj është kujdesur e vetme për rritjen, edukimin dhe shkollimin e tyre.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF