KreuBusull

Jeni gati për sezonin e tretë të “Emily në Paris”?!

“Emily në Paris” është aktualisht një nga serialet komedi më të njohura dhe më të suksesshme në Netflix dhe së shpejti do të rikthehet për sezonin e tretë.

Së bashku me një trailer ngacmues, Netflix ka publikuar disa imazhe nga sezoni i ardhshëm, gjë që i lë fansat edhe më të etur për serialin.

Ylli i serialit, Lily Collins, do të rikthehet për sezonin 3, i cili do të ketë premierën më 21 dhjetor 2022. Portretizimi i Emily nga Collins është i pakrahasueshëm dhe ajo me të vërtetë është personazhi kryesor në çdo situatë në të cilën ndodhet. Anëtarë të tjerë që kthehen janë Ashley Park si Mindy, Lucas Bravo si Gabriel, Filipine Leroy-Beaulieu si Sylvie, Samuel Arnold si Julien, Camille Razat si Camille dhe Bruno Gouery si Luc.

Pas publikimit të sezonit të dytë në fund të dhjetorit 2021, sezoni i tretë i filloi xhirimet në fillim të qershorit 2022. Xhirimet përfunduan zyrtarisht në fund të shtatorit.

Kujtojmë që sezoni i 2-të përfundoi kur Emily mbeti e dyzuar në marrjen e një vendimi që mund t’i ndryshonte jetën. Ajo duhet të vendosë nëse dëshiron të kthehet në Çikago duke lënë pas vetes të gjithë dramën e saj franceze, të pranojë një pozicion të sapo ofruar në kompaninë e ardhshme të Sylvie, ku duhet t’i kthejë krahët shefes së saj Madeline, ose t’u thotë jo të dyja propozimeve dhe të krijojë rrugën e saj.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF