Përplasjet e saj me familjane janë të ditura tashmë, por komentet e fundit të Britney Spears për të atin, ishin vërtet të rënda. Këngëtarja vijoi me akuzat e ashpra ndaj të afërmve të saj. Këtë radhë, përmes një postimi në Instagram, ajo akuzoi të atin Jamie Spears, se e kishte trajtuar atë “si një qen”.
“Pse ti dhe familja më trajtuar si një qen? Çfarë ju bën juve kaq të veçantë? Çfarë i bën fëmijët tuaj, të tjerë kaq të veçantë sa mua zgjodhët të më trajtonit si një qen”, shkruan ajo.
Britney u shpreh se i lutet Zotit që i ati të përjetoj vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ka ndjerë duke shtuar “uroj të digjesh në ferr”. Do e them deri ditën e fundit të jetës sime, familja ime më shkatërroi jetën”.



















