KreuBusull

Princi William i prerë: Camilla s’është ‘gjyshe njerkë’ e fëmijëve të mi!

Është koha për një pasqyrë interesante në marrëdhëniet disi të tensionuara të Princit William me njerkën e tij, Mbretëreshën Camilla.

 

Sipas autores mbretërore Angela Levin, Princi i Uellsit nuk e sheh Camilla-n si njerkën e fëmijëve të tij, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Levin e ka thënë këtë pretendim në librin e saj “Camilla: From Outcast to Queen Consort” duke shkruar se “William e ka bërë të qartë se Camilla është gruaja e babait të tij, por jo një njerkë për fëmijët e tij” dhe se George, Charlotte, dhe Louis e dinë se kanë “dy gjyshër por vetëm një gjyshe”.

“William dhe Harry ishin përkatësisht 23 dhe 20 vjeç, kur Camilla u bë zyrtarisht njerka e tyre në 2005”, shtoi Levin. “Ajo ishte më shumë një e rritur miqësore që e shihnin herë pas here në mbledhjet mbretërore. Ajo është përpjekur të jetë inkurajuese po jo të ketë ndikim te ata”.

Ajo gjithashtu shpjegoi se Camilla nuk ka asnjë problem me qëndrimin e William, “As nuk është përpjekur të marrë përsipër ndonjë përgjegjësi si gjyshe e fëmijëve të Kembrixhit, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis. Sidomos pasi prindërit e Katerinës, Carole dhe Michael Middleton, janë kaq të afërt”.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF