Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu drejtua Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e raportit të Dick Martyt dhe për të shpallur të pabaza akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë. Mes te tjerash në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria mbështet pa rezerva kërkesën e Kosovës për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës dhe këtë duhet ta bëjnë edhe shtetet e tjera dhe atë sa më parë. Fjalimi i Ramës përveçse ka ngjallur reagime të shumta nga pozita dhe opozita në Kosovës thote Telegrafi, ka marrë edhe vëmendjen e yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Artistja nga Kosova ka shpërndarë një pjesë të këtij fjalimi në InstaStory të llogarisë së saj në Instagram.
27-vjeçarja ka qenë çdo herë e zëshme në çështjet që lidhen me shqiptarët, përfshirë edhe liberalizimin e vizave për Kosovës, madje, në edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill” që organizohet nga Dua dhe babai i saj, Dukagjin Lipa bën edhe kampanjën me moton #Setmefree” (më lër të lirë) duke kërkuara që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë.



















