KreuBusull

Shuhet aktori i Harry Potter!

Aktori i Harry Potter dhe Cracker, Robbie Coltrane, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare në spital.

Lajmi i trishtw u konfirmua nga agjenti i tij, “Robbie ndoshta do të mbahet mend më së miri në dekadat e ardhshme si Hagrid… një rol që u solli gëzim fëmijëve dhe të rriturve”.

Aktori fitues i disa çmimeve kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore dy vitet e fundit.

Agjenti i tij nuk dha detaje për vdekjen e tij, por tha se familja e Coltrane falënderon ekipin në Spitalin Mbretëror Forth Valley në Larbert për kujdesin e tyre.

Cracker shënoi suksesin në vitet 1990 dhe ai bëri debutimin e tij në Harry Potter në 2001. Ai ka lënë pas dy fëmijë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, fansat filluan të shkruanin për aktorin e ndjerë me origjinë skoceze në të gjithë mediat sociale.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF