KreuBusull

Alban Skënderaj: Bëhuni gati, po përgatitem për diçka historike

Artisti Alban Skënderaj ka qenë i ftuari i natës në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas” , aty ku ka folur gjithçka rreth jetës së tij, karrierës, suksesit edhe projekteve të së ardhmes

“Unë jetën time e kam të lidhur mes Vlorës dhe Lushnjes. Në moshën 15-vjeçare unë kam shkuar në Itali. Kam jetuar në qytetin më të njohur në Europë për lulet, 20 minuta larg Fierenzes. Për 15-vjetor mua më bënë vëllezërit e mi dhuratë një kitarë. Isha pak në siklet dhe doja të kthehesha nga andej, dy vitet e para kanë qenë shumë të vështirë por më pas gjithçka u normalizua.

Mundohesha më shumë tek gjërat në anglisht. Ishte dëshira e prindërve që të bëja tekste në shqip dhe kështu nisi githçka. Top Fest-i më pas ishte revulucioni që Top Channel bëri atëherë. Një moment shumë simbolik por edhe përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm. Jam shumë krenar që unë kam ardhur në këtë formë tek publiku.”… “18 vite karrierë është një arritje shumë e madhe, jam falenderues për publikun dhe krenar për veten. Duhet ta lidhësh karrierën me veten tënde dhe gjithçka që të përket.”  tha këngëtari

Në lidhje me projektin historik që po vjen ai ka treguar se:

“Është një sfidë dhe do të kisha shumë dëshirë, po flasim me stafin dhe jemi në hapin e parë. Dua të bëj diçka historike dhe spektakolare. Dua të jetë ai kulmi kur edhe unë të vendos një gur në historinë e muzikës. Është ende herët por ndoshta vitin tjetër mund të jetë gati. Bëhuni gati për diçka të madhe.”

Kujtojmë që dje Albani dha lajmin që shumë shpejt publikon duetin me Dafina Zeqiri.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF