Reperi i njohur nga Kosova, Capital T prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore. Trim Ademi (emri i vërtete) mbetet ndër emrat më të dashur dhe komentuar të showbizit shqiptar, thote Telegrafi. Së fundmi, reperi i ftuar në emisioni “Zë me Mirën” ka folur rreth karrierës dhe jetës personale.
Ndër tjera, reperi ka folur edhe për tradhtinë duke pranuar se ai nuk e ka bërë këtë ndonjëherë por që ka qenë një person që është tradhtuar.
“Nuk jam tip që tradhtoj. Kam tradhtuar, por jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Kam tradhtuar në sensin e një filtrimi, dhe bisede, por prapë e quaj tradhti. Por jam tradhtuar. Absolutisht që po. Por ka qenë ndoshta nderi më i madh që më ka bërë”, është shprehur reperi.
“Fatkeqësisht ka qenë katastrofik më i keq se unë, edhe pse nuk mund t’i gjykoj njerëzit e të flas për veten, por vërtet ai ka qenë shumë i keq. Por ajo më ka bërë më mirë, dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra”, u shpreh lidhur me personin për të cilin është tradhtuar. Me tej, shtoi se tradhtia që iu bë e bëri të kuptonte shumë gjëra që në moshë të re. “Kam qenë shumë i ri. Por kam hyrë në analiza për shembull. që si kisha menduar në atë moshë, që pamja nuk është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. Mund të jetë person më i mirë, mund të jetë më i komunikueshëm, mund të dijë të flasë më mirë, mund të dijë t’i shpjegojë, ose të trajtojë gjërat më mirë”, tha ai.