Familja Stallone mahniti në shfaqjen Ralph Lauren Runway në Los Angeles. Sylvester Stallone, 76 vjeç dhe Jennifer Flavin, 54, të cilët janë të martuar prej 25 vitesh, u shoqëruan nga dy vajzat e tyre, Sophia dhe Sistine Stallone.
Kjo dalje familjare vjen pasi Stallone dhe Flavin anuluan divorcin e tyre në shtator. Ata janë parë shumë të lumtur teksa kanë dalë nga një restorant në Los Anxhelos, duke qenë falënderues që i kanë dhënë një mundësi të re lidhjes së tyre.
Kujtojmë që martesa 25-vjeçare dukej se kishte marrë fund, kur Flavin bëri kërkesë për ndarje në Florida County. Madje u përmend se në procedurat e divorcit, ata do të ziheshin për qenin e tyre dhe se kishte mosmarrëveshje se kush do ta merrte Dëigth, rottëeiler-in e familjes.
Edhe pse gjërat dukeshin shumë të ndërlikuara, dhe aktori modifikoi edhe tatuazhet e gruas së tij për të lënë gjithçka në të kaluarën, Stallone i drejtohej gjithmonë me respekt nënës së vajzave të tij dhe, gjithë atë dashuri që tregoi, do të mund ta jetojë me të pas pajtimin e tyre.
Stallone, 76 vjeç, dhe modelja, 54 vjeçe, nga lidhja e tyre 25-vjeçare ata kanë tre vajza: Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20.