Bad Bunny ka kryesuar nominimet e American Music Awards 2022 me tetë nominime, e ndjekur nga Beyoncé, Drake dhe Taylor Sëift me nga gjashtë. The Weeknd, Adele dhe Harry Styles fituan secili nga pesë nominime.
Bad Bunny është nominuar tetë herë, mes tyre për artistin e vitit ku në garë për të fituar këtë çmim janë edhe 3 artistë të tjerë. Të nominuarit për herë të parë janë artistët Jack Harloë, Latto dhe BLACKPINK.
Bunny vendosi një rekord këtë vit për fitimet më të mëdha që një artisti latin ka mundur të marrë gjatë një turneu muzikor. Albumi i tij “Un Verano Sin Ti” ka rezultuar një sukses i vërtetë ku ka kryesuar listat e Billboard.
Fituesit do të përcaktohen nga votat e fansave dhe do të shpallen në një ceremoni në Los Angeles që do të mbahet më 20 Nëntor. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin televiziv ABC.