KreuBusull

Do të festonte 28-vjetorin; Barbana i dedikon fjalët e ndjera Ergit: Do jepja gjithçka..

Këngëtari i ndjerë Ergi Dini do të festonte sot 28-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar motra e tij Barbana Dini ka bërë një dedikim tejet prekës për vëllain e saj të ndjerë, Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident disa vite më parë.

Përkrah një fotografie të Ergit, këngëtarja shpreh dhimbjen e madhe dhe mallin që ndjen, duke theksuar se do të jepte gjithçka që të ishte duke festuar me të vëllanë.

 

“Sot është ditëlindja jote engjëlli im Ergi! Sot do jepja gjithçka, edhe jetën time, të isha duke festuar për ty, por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall që më gërryen shpirtin çdo ditë…edhe lumturia nuk është lumturi pa ty…Nga njëra anë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time, nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, ka shkruar këngëtarja në foton e postuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CjuV-gVgYHU/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF