Karriera e suksesshme e balerinit Ilir Shaqirit në Itali ndër vite na ka bërë të gjithëve shumë krenarë. Ai gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane sikurse ka ndodhur edhe së fundmi ku prestigjiozja italiane “Novella 2000” i ka dedikuar një shkrim karrierës së balerinit, përfshi pjesëmarrjen e tij të fundit në “Dance Albania” .
“Fansat e Amici sigurisht që e mbajnë mend mirë pasi ka qenë kërcimtar i edicioneve të kaluara. Po flasim për Ilir Shaqirin, i cili ka bërë një rrugë të gjatë dhe ka vazhduar karrierën e tij televizive. Edhe në Itali vite më parë e pamë në të njëjtin rol edhe në “Buona Domenica” dhe “La Sai L’Ultima”.
Por sigurisht që nuk mbaroi këtu! Në Shqipëri Iliri pati mundësinë të merrte pjesë në “Big Brother VIP”. Si shkoi? Do pyesni veten. Epo, balerini arriti të rrëmbejë fitoren.
Në një intervistë për “SuperGuida TV”, Ilir Shaqiri e konsideron këtë sukses diçka shumë të rëndësishme për të ardhmen e tij televizive: “Big Brother VIP Albania ishte gur shumë i rëndësishëm për jetën dhe karrierën time”.
Ai nuk do ta përjashtonte idenë që të mund të kthehej në Itali dhe gjatë bisedës zbuloi se cilin ‘reality show’ do të ishte shumë i lumtur të bënte: “Të ktheheshim për të punuar në Itali? Do të doja, ndoshta të marr pjesë në një reality show si l’Isola dei Famosi, që të tregojë karakterin tim të fortë dhe gjithë altruizmin që jam në gjendje të bëj”.
Ndërkohë, tashmë Ilir Shaqiri pas fitores së “Big Brother Vip” është përqendruar të luajë rolin kryetarit të jurisë në “Dance Albania”, pasi ka kryer tashmë të njëjtën punë për 7 vite në “Dancing With The Stars”.
Duke folur për këtë, Iliri tha se sigurisht që do të jetë një spektakël plot argëtim. Gjykimi nuk është kurrë i lehtë për të, por ai ka një harmoni të madhe me kolegët e tij, edhe nëse ata kanë pikëpamje të ndryshme: “Për shtatë vite “Dancing With The Stars” më ka dhënë kënaqësi të madhe, të njëjtën gjë që pres nga kjo përvojë e re”.
Fat të mirë për Ilir Shaqirin, ish-it të Amici dhe fituesit të “Big Brother Vip” në Shqipëri, për këtë aventurë të re!”, shkruan Novella për balerinin shqiptar.