Hailey Bieber dhe Selena Gomez u panë së bashku në një festë mbrëmjen e kësaj të diele, duke surprizuar fansat në mbarë botën, meqenëse Selena Gomez është ish e dashura e Justin Bieber.
Ato u panë në “Academy Museum Gala” në Los Anxhelos, teksa u fotografuan të buzëqeshura nga Tyrell Hampton.
Të dyja gratë patën vendimin e mençur për t’u marrë mendjen të gjithëve dhe duke hedhur poshtë për të gjithë zërat për dramën e raportuar.
Dyshja ishin pjesë e një feste ku të pranishëm ishin yje George Clooney, Julia Roberts, Joe Jonas, Sophie Turner, Emma Stone, Olivia Ëilde, Kerry Ëashington, Jessica Chastain, Keke, etj.
Në të kaluarën, Hailey foli për dramën e shpikur nga fansat, ku njerëzit thonë se zonja Bieber ‘vodhi’ Justin nga Selena, ndërkohë që sipas saj ajo hyri në jetën e këngëtarit kur gjithçka mes tyre kishte marrë fund.
Nga ana e Selenës, ajo tha se e respektonte marrëdhënien e ish-partnerit të tij dhe se nuk do të ndërhynte.
Hailey gjithashtu përmendi se Selena dhe ajo ishin në marrëdhënie të mira dhe se gjithçka që u raportua ishte vetëm një thashethem dhe një histori e sajuar në mënyrë që njerëzit të kishin diçka për të thënë.