Infinity ka qenë një nismë krahasimisht shumë e vogël, që eventualisht përgjatë 1 viti u kthye në një projekt gjigand për Gym e SPA!
Përfshirja ime vazhdoi si një nga arkitektet (për të cilën kam vazhduar edhe studimet e larta) dhe ndjekësit e mbarëvajtjes së punimeve nga 2018 në 2022, viti në të cilin mori edhe emrin, e pjesë të identitetit të brandit që unë kisha menduar për të fillimisht.
Roli im tani vazhdon si menaxher e koordinator i brendshëm, por edhe si trajner personal e nutricionist për klientët që kërkojnë një shërbim më specifik apo dikë t’i shtyjë të arrijnë synimet e tyre.
Gjatë këtyre 4 viteve është investuar pafund punë nga të gjitha grupet për të realizuar diçka të një kualiteti që nuk ka qenë më parë në Shqipëri.
Gjë që ka kërkuar një vizion të përbashkët mes të gjithëve dhe një mision që mendoj se e kemi realizuar me sukses.
Rezultati final është një ambient modern 1200m2, i pajisur me çdo gjë.
Nga ambientet e stafit, zonës së hyrjes, recepsionit e zonave të pritjes, te 550m2 ambiente të specializuara të Palestrës, e mbi 500m2 të dedikuara SPA, Infinity është një qendër kujdesi për fizikun, shëndetin e jo vetëm.
Një qendër që ka prioritet komfortin maksimal të klientit dhe lehtësimin e realizimit të objektivave të gjithësecilit.
Këtë e realizojmë përmes një ambienti me infrastrukturë bashkëkohore e arkitekturë që lejon qarkullimin e ajrit përmes ventilimit natyral si edhe artificial në sajë të sistemeve të kondicionimit. Pëmes pajisjeve më të reja të stërvitjes, teknologjinë më të fundit të vitit 2022 nga një prej firmave më të mira në botë, Technogym, të përzgjedhura posaçërisht për të aktivizuar cilindo grup muskul në këndet më optimale të zhvillimit.
Sjellim për herë të parë në Shqipëri e në rajon linjën luksoze Artis të Technogym dhe sistemin Unity3 për pajisjet e Cardios. Me një ekran touchscreen ku mund të aksesoni çdo gjë nga rrjetet sociale, te filmat e Netflix, duke e kthyer stërvitjen në një eksperiencë akoma më të veçantë. E realizojmë gjithashtu përmes stafit të kualifikuar e trajnerëve të përzgjedhur që janë tashmë pjesë e Infinity Gym. E kur mbaron stërvitja, fillon relaksi dhe rikuperimi në zonën e SPA.
Me 5 dhoma masazhi në dispozicion, Sauna, dhomë Kripe, Hamam modern, Fizioterapi e produktet më të mira të Parukerisë, sigurohemi që të arrini formën tuaj më të mirë shëndetësore e estetike.
Në vetvete është një shembull se si përkushtimi, pasioni, investimi, puna e vizioni mund të kthejnë Asgjë, në diçka Madhështore. Një “mishërim” fizik i vetë mesazhit të kompanisë “Embrace your True potential”. Nëse duhet ta shqipëroj forma e duhur do të ishte “Pranoje… potencialin tënd të vërtetë”.
Një Fitness Club me një mesazh që shkon përtej fizikut, që kushdo mund ta gjejë brenda ambienteve tona e shpresojmë ta mbajë me vete në çdo aspekt të jetës.
ADRESA: “Rruga e Kavajës, te ish-Lidhja e Shkrimtarëve”
KONTAKT:
+355 69 909 9997
+355 445 111 20
Botuar në BORDO, Tetor 2022!



















