Muzikanti i njohur Mikaben ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare pasi u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në Paris.
Së fundmi bashkëshortja e tij Vanessa, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, ndau një postim tejet prekës në rrjetin e saj social në Instagram duke falënderuar njerëzit për lutjet, por kërkoi privatësi për këtë moment të vështirë.
“Faleminderit për lutjet tuaja. Ju lutem mos më telefononi. Nuk jam në gjendje të flas. Kam humbur gjysmën time tjetër dhe nuk jam në gjendje të them asnjë fjalë”, ka shkruar ajo.
Artisti i mirënjohur, emri i vërtetë i të cilit është Michael Benjamin, performoi në Açor Arena me 20 000 vende si i ftuar i grupit Haitian Carimi. Teksa doli nga skena, Mikaben u rrëzua papritmas dhe kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët nxituan të lajmërojnë shërbimet e urgjencës.



















