Sopranoja e njohur Ermonela Jaho është detyruar të anulojë dy koncertet e saj në Spanjë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sopranoja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku ka shprehur trishtimin e madh që ndjen.
Ermonela ka falënderuar të gjithë publikun, duke shpresuar që shumë shpejt do të rikthehet në Spanjë, një vend të cilin e cilëson si shtëpinë e saj.
“Dua të shpreh me gjithë sinqeritet, nga thellësia e shpirtit tim, trishtimin e madh që ndjej në këtë kohë që jam detyruar të anuloj dy koncertet e mia në Oviedo dhe Bilbao për arsye të pashmangshme shëndetësore. Spanja është një vend për të cilin ndjej një dashuri të madhe dhe veçanërisht u emocionova që munda të transmetoja në mënyrë kaq të afërt, përmes muzikës, gjithë dashurinë që ndjej për publikun e tuaj, të cilit me këto fjalë i kërkoj falje dhe faleminderit për mirëkuptim i madh.
Në të njëjtën mënyrë, dua të falënderoj edhe mbështetjen që kam ndjerë në këtë situatë të vështirë nga këto dy teatro të mëdhenj për të cilët kam respekt të jashtëzakonshëm. Teatri Filarmonik i Oviedos, Arriaga Antzokia.
Faleminderit me gjithë zemër dhe shpresoj të jem në gjendje t’ju përqafoj shumë shpejt në Spanjë, një vend ku ndihem si në shtëpinë time”, ka njoftuar Ermonela Jaho.



















