Gazetarja e njohur Anita Haradinaj ka festoi disa ditë më parë 42-vjetorin e lindjes.
Gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne në “Dance Albania”, ajo ka treguar se dhuratën më të bukur nga Ramush Haradinaj e ka marrë me kohë pasi i ka dhënë epitetin nënë. “Unë nga Ramushi e ka marrë me kohë dhuratën, më ka dhënë epitetin nënë, prandaj unë zgjohem çdo ditë duke thënë “vdeksha për veten time”, shprehet Anita Haradinaj.
Pas performancës Anita u surprizua nga stafi i “Dance Albania” me një video ku shfaqeshin pamje nga ditëlindja e saj, ndër të cilat ishte dhe një foto duke u puthur me bashkëshortin e saj, Ramush Haradinaj.
Ermali ka ngacmuar duke e pyetur me humor nëse bashkëshorti i saj e kishte puthur para apo pasi kërceu me të, “Doja vetëm një koment të shkurtër, dukeshit shumë bukur. Jam shumë i lumtur. Unë kam qenë tek ajo shtëpia ku ju po festonit dhe jam shumë i lumtur se nga ky projekt, duket se dashuria juaj është shtuar. Të ka puthur para apo pasi kërceve atë ditë?”.
“Pasi kërceva. E kuptoi se edhe unë jam grua që duhet të ndiqem në Instagram nga qejfi”, tha Anita Haradinaj.



















