KreuBusull

Jo vetëm aktive në Instagram; Elsa Lila jep lajmin e bukur!

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila është bërë aktive në Instagram, ku së fundmi ka ndarë disa fotografi nga një set shumë i bukur që ka realizuar me fotografin e njohur Fadil Berisha.

Në një nga postimet e saj Elsa ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj. “Duke punuar për një këngë të re!”, ka njoftuar ajo përkrah një fotografie ku shihet në një studio muzikore.

Ky rikthim vjen 5 muaj pasi këngëtarja doli nga burgu pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Daja i saj, avokati Saimir Visha, asokohe njoftoi se ajo kishte dalë nga burgu dhe se ndaj saj kishin rënë akuzat, “Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF