KreuBusull

Vjeshtë Pink; emrat VIP shqiptar që ndezën garderobën me ngjyrën e momentit!

Roza e ndezur ka momentin e saj dhe si rrallëherë stilistët e kanë sjellë këtë ngjyrë në sezonin e vjeshtës. Javët e Modës në prezantimin e koleksioneve Vjeshtë/ Dimër nuk kanë qenë kurrë më të ndezura se ky sezon, ndaj edhe për ata që janë vetë shpallur minimlistë, këtë vjeshtë me siguri do të tundohen nga një prekje e ëmbël e nuancës së rozës në veshjet e tyre.

Interpretimi i fundit i modës merr frymëzim nga bota super e ndritshme e Barbie dhe Ken, e quajtur me vend tendenca “Barbiecore”, e cila i shmanget plotësisht nevojës për neutrale.

Trendi ‘hot pink’ është bërë shumë shpejt pjesë e garderobës së emrave të famshëm VIP në botë e në Shqipëri të cilët  i kanë dhënë jetë dollapit të vjeshtës me ngjyrat dhe nuancat e karamelizuara të rozës.

Nga Julia Roberts që u shfaq në premierën e filmit të saj më të fundit ‘Ticket to Paradise’ e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë Pink, Enada At’Nikolla e cila realizoi ekskluzivisht një pallto-pellush në ngjyrë rozë të ndezur për kopertinën e muajit tetor të Bordo, e deri tek emra të tjerë të njohur të ekranit dhe showbiz-it shqiptar të cilët kanë zgjedhur që kjo vjeshtë të jetë Pink.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF