KreuBusull

Dy vende tërhiqen nga Eurovision 2023; Po pse?

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm për shkak të kosotos së pjesëmarrjes.

Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit. BBC News raporton se disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u ndalua nga konkursi. Rusia, një kontribues i madh financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën.

“Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe, ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara”, tha transmetuesi i shërbimit publik të Malit të Zi.

Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë për të hyrë zakonisht shkon deri në rreth 5 milionë paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike.

Mendohet gjithashtu se do të ketë edhe vende të tjera që do të tërhiqen si rezultat i kostos shtesë. Gjithsesi një listë e plotë e vendeve që do të shkojnë në Merseyside në 2023 pritet të konfirmohet në ditët në vijim.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF