Blogerja e njohur Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Ata janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.
Këtë mëngjes Sara ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ndër të tjera ka rrëfyer se në planet e tyre është që të zgjerojnë familjen me një fëmijë tjetër.
Ajo tregoi se do të dëshironte shumë që t’i bënte Poemës një motër, pasi gjithmonë e ka dëshiruar diçka të tillë për veten e saj pasi ajo ka vetëm një vëlla.
“Gjithmonë i kam patur shumë zili gocat që kanë patur motër dhe do të kisha shumë dëshirë që Poemës ti bëja një motër”, tha ajo.
Gjatë bisedës teksa u pyet nëse është xheloze për Ledrin pasi rrethohet nga shumë vajza për shkak të punës, Sara tha se jo pasi e kupton që kjo gjë është pjesë e punë së tij./bordo.al



















