Legjenda amerikane e NFL-së Tom Brady është para pa unazën e tij të martesës, ndërsa thashethemet për një divorc mes tij dhe supermodeles Gisele Bündchen vazhdojnë të qarkullojnë.
Sipas “Page Six”, qendërmbrojtësi i Tampa Bay Buccaneers, 45 vjeç, u fotografua duke dalë nga hoteli i tij të dielën përpara se të luante një lojë. Ai u pa i veshur me një xhuboks bojëqielli, një bluzë të bardhë dhe pantallona blu, teksa mbante një çantë në dorë.
Fotografitë tregonin gishtat e Tomit pa bizhuteri, mes raporteve se ai dhe gruaja Gisele prej javësh kanë filluar të jetojnë të ndarë. Ky raportim vjen disa javë pasi “Page Six” konfirmoi se Tom dhe Gisele kanë punësuar avokatët e tyre për divorcin.
Më herët në shtator u tha se çifti ishte grindur për vendimin e Tomit për të mos dalë në pension, pavarësisht se i premtoi Gisele se do t’i jepte më shumë kohë familjes së tyre; ata kanë dy fëmijë, djalin Benjamin dhe vajzën Vivian.
“Ka patur telashe në martesë për vendimin e tij për t’u tërhequr nga pensioni. Gisele ka qenë gjithmonë me fëmijët. Ata kishin rënë dakord që ai do të tërhiqej për t’u fokusuar në familje, por ai më pas ndryshoi mendje”, tha një burim për “Page Six” më herët.
Ndërkohë një tjetër burim i brendshëm shtoi, “Gisele ka mbaruar me martesën e tyre… Ajo ishte e mërzitur për një kohë të gjatë, dhe ende e ka të vështirë, por ajo ndjen se duhet të vazhdojë përpara. Ajo nuk beson se martesa e saj mund të riparohet”. Kujtojmë që Tom dhe Gisele u martuan me njëri-tjetrin në vitin 2009.



















