KreuBusull

Bashkëprezantuese në BBV; Alaudin Hamiti zbulon pse zgjodhi Jonida Vokshin!

Formati shumë i ndjekur në mbarë botën “Big Brother VIP” do të nisë shumë shpejt në Kosovë.

E teksa janë zbuluar shumë pak detaje, Alaudin Hamiti ka folur mëngjesin e sotëm në “ABC e Mëngjesit”, ku ka treguar edhe arsyen se pse zgjodhi si bashkëprezantuese bukuroshen shqiptare Jonida Vokshin.

“Në fakt e kemi patur edhe opsionin që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë që veç prezantuesve Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, është zbuluar edhe opinionisti i këtij ‘reality show’, Olti Curri.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF