KreuBusull

Befason Kanye West; ndërmerr hapa për të finalizuar divorcin nga Kim Kardashian!

Kanye West duket se është gati të divorcohet ligjërisht nga Kim Kardashian, pasi punësoi një nga avokatët më të fuqishëm në Hollywood.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”, reperi ka paraqitur një “deklaratë”, e cila zakonisht bëhet kur një çështje divorci është në prag të zgjidhjes.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se 45-vjeçari i ka dërguar të gjitha informacionet e tij financiare yllit televiziv.

Ndërsa ish-çifti ka rënë dakord se si të ndajnë perandorinë e tyre shumë miliardë dollarëshe, nuk ka asnjë tregues se ata arritën në një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre, North, 9, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3, e cila mund të jetë një betejë e vështirë për Kardashian.

West i tha prezantuesit Tucker Carlson në fillim të këtij muaji se ai nuk është i gatshëm të bëjë “kompromis” kur bëhet fjalë për arsimimin e fëmijëve të tij, teksa shtoi, “Për momentin kemi arritur një marrëveshje që fëmijët e mi të vijnë në shkollën time pas shkollës dhe të mësojnë korin”.

Reperi i “Donda” dhe Kim janë grindur për muaj të tërë se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, ku reperi sugjeron ” që ata të ndajnë kohën midis shkollës së tyre private dhe Akademisë së tij Donda.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF