Këngëtari i njohur italian Franco Gatti, anëtar i grupit “Ricchi e Poveri”, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Lajm i trishtë është dhënë nga familja e Franco Gatti, e cila ka njoftuar vdekjen e këngëtarit, teksa kanë bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë javëve të fundit.
Franco së bashku me grupin “Ricchi e Poveri” përfaqësuan Italinë në Eurovision në 1978 me këngën “Questo amore (This love)”, duke përfunduar në vendin e 12-të me 53 pikë në Paris.
Gatti ishte distancuar prej kohësh nga grupi, pas vdekjes së djalit të tij Alessio në vitin 2013, kur ai ishte vetëm 23 vjeç. Gjithsesi në vitin 2020 ai mori pjesë në ribashkimin e grupit në Sanremo.
“Ricchi e Poveri” mbetet ndër grupet më jetëgjatë, i cili numëron një sërë hitesh mes së cilëve “Sarà perché ti amo”.



















