Modelja amerikane Emily Ratajkowski dhe DJ Orazio Rispo u panë së bashku në New York City.
Ylli 31-vjeçar u fotografua duke u puthur me DJ 35-vjeçar gjatë takimit romantik, ndërkohë që për herë të parë së bashku ata u panë gjatë Javës së Modës në Milano në Itali muajin e kaluar.
Në foton virale, Ratajkowski dukej më e lumtur se kurrë teksa kishte veshur një bluzë të zezë me supe jashtë, të cilën e kombinoi me pantallona të ngjashme dhe çizme të kuqe. Ndërkohë Rispo u pa i veshur me një xhaketë kadifeje jeshile, pantallona gri dhe atlete.
Orazio Rispo, lindur dhe rritur në Nju Jork, ka qenë DJ për më shumë se dy dekada dhe ka performuar në mbarë botën. Ai është pronar i dyqanit të disqeve Halcyon me bazë në Bruklin, i cili u mbyll në vitin 2020 për shkak të pandemisë.
Orazio u diplomua në Universitetin e Kolumbisë në 2015 me një diplomë në psikologji dhe shkenca politike. Përveç anglishtes, ai flet rrjedhshëm edhe frëngjisht, italisht, portugalisht dhe spanjisht.
Orazio Rispo është djali i Giampiero Rispo, pronari i kompanisë “Domus Reality”. Organizata është e njohur për shitjen e pronave “luksoze” në qytetin e Nju Jorkut.
Sipas Hollywood Life, DJ Orazio Rispo ka bërë gjithashtu emrin e tij në industrinë e teknologjisë dhe aktualisht shërben si zyrtari kryesor strategjik i një aplikacioni të quajtur Sprokit, i cili synon të lidhë ish të burgosurit me punëdhënësit, shërbimet sociale, familjen, lirimin me kusht, etj.



















