Shakira ka shkaktuar shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore, për faktin se javët e fundit ka vizituar shpesh një spital në Barcelonë.
“Ne kemi marrë fotografi, informacione, se çdo javë ajo viziton klinikën Teknon në Barcelonë”, thanë gazetaret Laura Fa dhe Lorena Vazquez në podcastin e tyre të mërkurën.
Ndonëse fillimisht mendohej se arsyeja ishte vizita e babait të saj William Mebarak, i cili së fundmi pësoi një rënie të rëndë dhe aktualisht është duke u shëruar.
Shakira nuk po shkon në spital për të atin, “Nuk është për shkak të babait të saj. Ajo nuk ka shkuar të takojë asnjë pjesëtar të familjes dhe është e vërtetë që ka shkuar edhe veten”, thanë Fa dhe Vazquez.
Nuk e dihet se çfarë nuk po shkon me këngëtaren kolumbiane. Ndoshta është thjesht një çështje estetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e ri, ose ndoshta është një problem shëndetësor.
Nga ana e saj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje, ndërsa ka promovuar këngën e saj të re: “Monotonía”, një këngë që me sa duket ka të bëjë shumë me ndarjen e saj martesore me Gerard Pique dhe u publikua që nga kjo e mërkurë.



















