KreuBusull

Humb jetën në duart e policisë 32-vjeçari i arrestuar në Tiranë!

Lear Kurti 32 vjeç ishte në rrugën “Riza Cuka” rreth orës 23:07 të kësaj të mërkure kur policia i kanë bërë thirrje për të ndaluar. Sapo i kërkuan të paraqiste dokumentet e identifikimit, Kurti ka tentuar t’ia mbadhë.

 

Për pasojë, forcat blu i janë vënë në ndjekje të riut, të cilin arritën ta ndalonin në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Mësohet se gjatë rrugës për në ambientet e komisariatit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë.


Viktima Lear Kurti rezulton se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe me sëmundje të epilepsisë.

Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu, i cili është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak te dozës së alkoolit.

Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por më pas janë ndarë kur është afruar policia.

Për këtë ngjarje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF