KreuBusull

Nis këtë të shtunë; Eno Popi zbulon gjithçka nga programi i tij i ri!

Moderatori i njohur Eno Popi do të vijë pranë publikut me një program të ri, i cili titullohet “StarTop”.

Pasditen e kësaj të mërkure Eno ka qenë i ftuar në “Ftesë më 5” dhe ka zbuluar detaje nga programi i tij i ri, i cili nis këtë të shtunë në orën 17:00, në Top Channel.

Eno tregoi se ky program do t’i japë mundësinë çdo ideje novatore, për t’u kthyer në një biznes. “Ta vlerësojnë se si ecën një punë dhe një projekt. Është shumë e rëndësishme ai 10 minutëshi i artë për këdo qe e sheh veten të projektuar për të qenë i suksesshëm”, u shpreh moderatori.

Ai tregoi se tashmë janë regjistruar episodet e para dhe ka vënë re se të gjithë duan të çojnë përpara produktin e tyre, mbi të cilin do të jetë shkrimi “Made in Albania”, “Ne kemi regjistruar episodet e para. Më shumë më kanë bërë përshtypje disa zonja nga zona e veriut në Shkodër, që kishin ndërtuar një punishte me gjëra artizanale dhe ato që i kishin bërë i kishin si model suveniresh, të veçanta. Ato donin të rrisnin biznesin e tyre dhe mbrapa të shkruhet made in Albania. Dhe po flasim për një produkt që shitet shtrenjtë”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF