Billie Eilish dhe Jesse Rutherford janë fotografuar duke shkëmbyer puthje në buzë, duke konfirmuar në këtë mënyrë atë që përflitej prej ditësh nga fansat.
Dyshja u fotografuan në Studio City, ku duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.
Kjo është dalja e tretë e tyre publikisht, pasi këngëtarja e “No Time to Die” dhe vokalisti kryesor i “The Neighborhood” ndezën thashethemet kur dolën së bashku në Los Anxhelos më 13 tetor. Përdoruesit e mediave sociale fillimisht i panë të dy duke darkuar së bashku në restorantin vegan, Crossroads Kitchen.
Dy ditë më vonë, një përdorues i TikTok ndau një video të Billie, 20 vjeç dhe Jesse, 31, duke ecur së bashku (ku për pak kohë edhe të kapur për dore) ndërsa ishin në “Halloween Horror Nights” në Universal Studios.
TMZ raporton se ata kanë nisur të shoqërohen që nga gushti i këtij viti.



















