Kayne West e ka zakon të takohet me femra me stil të jashtëzakonshëm.
Tashmë reperi dhe stilisti kontrovers ka nisur një lidhje me Juliana Nalú, një modele, aktore dhe influencuese braziliane me një stil të jashtëzakonshëm.
Mediat konfirmuan romancën e tyre javën e kaluar pasi u panë në një takimi në Los Angeles.
Po kush është Juliana Nalú?
Juliana Nalú është një modele dhe aktore afro-braziliane 24 vjeçare, e lindur dhe e rritur në Rio de Janeiro. Në një intervistë me revistën Latina ajo zbuloi se ishte rritur në Complexo do Chapadao, në veri të Rio de Janeiro. “Doja të bëja gjëra të mëdha jashtë Brazilit, por nuk e kisha idenë se si… ëndrra më dukej shumë e largët, por e dija se nesë do të përpiqesha do ta arrija”, shpjegoi ajo.



















