Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli prej vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie, por gjithmonë kanë qenë të rezervuar për të folur marrëdhënien e tyre në publik.
Së fundmi Salsano i ftuar në “Breaking”, ka zbuluar detaje të pathëna më herët. Aktori u pyet për puthjen e parë me bashkëshorten, dhe zbuloi se në fakt ka qenë Erjona ajo që e ka marrë iniciativën e para. “Më përplasi pas murit, ma rrëmbeu e para”, tha ai.
Teksa u pyet nëse ka ndonjë falënderim për partneren e tij dhe ai nuk ngurroi t’i dërgonte një mesazh shumë bukur.
“E falendëroj për çdo gjë që bën ajo për familjen. Është shumë e përkushtuar. Është shumë praktike, gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka qenë me fëmijët dhe më ka lënë mua më të lirë për t’u marrë me punën time”, u shpreh ai.



















