KreuBusull

Ndërron jetë themeluesi i Red Bull, Dietrich Mateschitz

Miliarderi austriak, bashkëthemelues i kompanisë së pijeve energjike Red Bull dhe themelues e pronar i ekipit të garave Red Bull Formula 1, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur  zyrtarët e ekipit të garave Red Bull, të shtunën, 22 tetor 2022.

Si austriaku më i pasur, ai jo vetëm që ndihmoi pijen energjike të bëhej e njohur në mbarë botën, por gjithashtu ndërtoi një perandori sportive, mediatike, pasuri të paluajtshme rreth markës së të tij.

Mohammed Ben Sulayem, president i organit drejtues të sporteve motorike FIA, tha se Mateschitz ishte “një figurë e lartë në sportin motorik”.

“Mendimet e gjithë familjes së FIA-s janë me të dashurit e tij në këtë kohë dhe ai do të mungojë shumë” shtoi ai.

Mateschitz fitoi famë si fytyra publike e Red Bull, që thotë se shiti gati 10 miliardë kanaçe të pijeve të tij Red Bull në 172 vende në mbarë botën vetëm vitin e kaluar.

Me suksesin në rritje të Red Bull, ai zgjeroi ndjeshëm investimet e tij në sport, veçanërisht në motorsport dhe sporte ekstreme, dhe Red Bull tani operon me klube futbolli, ekipe hokej mbi akull dhe ekipe garash F1.  Red Bull gjithashtu ka kontrata me qindra atletë në sporte të ndryshme dhe një program të thellë zhvillimi të shoferëve për t’i çuar garuesit në nivelin më të lartë.

Kujtojmë gjithashtu se Mateschitz ishte veçanërisht aktiv edhe në botën e medias: nga revista “Red Bulletin”, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 2005 dhe synohej si “gazetë e përditshme e Formula 1”, në stacionin televiziv Servus TV, i themeluar në vitin 2009.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF