KreuBusull

“Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin”, Nora Istrefi flet për divorcin dhe mundësinë e një rikthimi!

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka qenë e ftuar së fundmi në “Më lër të flas”, ku ka folur për projektet muzikore dhe jetën personale.

Teksa u pyet për ndarjen nga ish-bashkëshorti Robert Berisha, ajo tha se divorci erdhi si një vendim i dakorduar nga të dy.

“Është një vendim që e kemi marrë të dy. Me Robertin, unë jam fejuar në moshën 23-vjeçare dhe kemi qenë për 14 vite bashkë. Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi i humorit, pamja… kam kaluar shumë mirë. Por nuk shkoi ashtu si e kisha parashikuar, lidhja pastaj ka pasur shumë kriza. Disa gjëra dua t’i mbaj për vete”, tha ajo duke shtuar se divorci erdhi për të patur qetësi shpirtërore.

Ndësa pyetjes së vëllezërve Veshaj nëse ka mundësi për një bashkim me Robertin, Nora me shumë stil dhe humor, tha “U bashkua Donaldi me Borën, prisni njëherë, e lemë me këta dy”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF